Ndryshimet ne Kodin penal krijojnë mundësinë për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut

Ndryshimet në Kodin Penal të cilat parashikojnë dënime me burg për personat të cilët në forma të ndryshme përfshirë edhe përmes rrjeteve sociale, nxisin pjesëmarrjen në operacione luftarake të ndonjë shteti tjetër, për profesorin universitar Frosina Remenski, posaçërisht dispozita që ka të bëj me rrjetet sociale, paraqet mundësi për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Sipas saj kjo materie nuk është e rregulluar si duhet, transmeton Alsat.

“Sipas kësaj dispozite hapet mundësia për përcjelljen e komunikimeve të qytetarëve përmes telefonave dhe internetit. Megjithatë shtrohet pyetja se në bazë të cilave kritere do të vlerësohet natyra dhe karakteri i teksteve të shkruara dhe materialit i cili shpallet publikisht, gjegjësishtkush do ta vlerësoj se vallë ato informata përmbajnë elemente ndëshkuese. Autorizimet e gjera të shërbimeve të sigurisë për përcjelljen e komunikimeve për një spektër kaq të gjerë të veprimeve ndëshkuese do të ngrejë çështjen e ligjshmërisë së zbatimin e këtyre masave dhe gjithsesi kontrollim dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut”, deklaroi Frosina Remenski, profesor universitar.

Ndërkohë ministrja e brendshme Jankullovska gjatë pres konferencës ku prezantoi ndryshimet në Kodin Penal,u përqendrua edhe në dënimin prej 4 vjetësh burg për personat që nëpërmjet rrjeteve sociale nxisin apo bëjnë thirrje për luftë në ndonjë shtet tjetër.

“Me këto ndryshime të Kodit Penal, parashohim që ai i cili në kundërshtim të ligjit përmes tekstit të shkruar, video dhe audio incizimeve, përmes rrjeteve sociale, apo çfarëdo lloj forme tjetër të komunikimit, bën thirrje, me përhapjen dhe apo vënien në dispozicion të opinionit porosit e këtilla, apo do të rekrutoj dhe nxit persona që të kryejnë veprat penale për të cilat informuam, do të dënohet me së paku 4 vjet burg”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.

Ndryshe ambasadori amerikan në vend Pol Uollers, përshëndeti miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal. Sipas tij kjo është mënyra më e mirë për ta luftuar këtë dukuri

“Dëgjova se ndryshimet në Ligjin Penal kaluan mbrëmë por unë ende nuk i kam parë, por besoj se ky është një hap i duhur për Maqedoninë. Shumica e vende fqinje kanë ligje të ngjashme. Ne të gjithë e dimë se terrorizmi është kthyer në një problem në të gjithë botën, në një problem global. Ky problem kërkon që të gjitha vendet të angazhohen së bashku që të mund të përballen me të pasi asnjë vend nuk mund ta bëjë këtë i vetëm”, u shpreh Pol Uollers, ambasador i SHBA-ve në Shkup.

Dje pasdite Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë pas shpalljes në gazetën zyrtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button