Ademi zotohet se do të sanojë shkollën e Rashçes brenda 8 muajve

Dje u apeloi nxënësve të kthehen në bankat shkollore në fshatin Rashçe, kurse sot u zotua se Ministria e Arsimit brenda 8 muajve do të sanojë objektin e kësaj shkolle. Kështu deklaroi Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi pasi ka parë me sytë e tij pamjet tmerruese të këtij objekti shkollor ne ekranet e Televizionit ALSAT-M.

“Tash është hapur procedura për projektim që me siguri që do të merr rreth dy muaj kohë dhe pastaj do të duhet të përfshihet edhe në buxhetin e Qeverisë së Maqedonisë, mjetet financiare sigurisht që duhet ti sigurojmë ne në Ministrinë e Arsimit kështu që nuk besojë se do të zgjasë më tepër se 7 deri në 8 muaj që të përfundojë i gjithë projekti”, u shpreh Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Ministri Ademi gjithashtu sot për mos-fillimin e procesit arsimor në këtë shkollë fajin e ka hedhur tek komuna e Sarajit që drejtohet pikërisht nga kuadër i po të njëjtës parti të cilës i takon edhe ai vet.

Në shkollën fillore ‘Drita’ në fshatin Rashçe për tu futur brenda vërtet nevojiten çizme gome, sa mbanë apeli juaj që prindërit ti lëshojnë fëmijët e tyre në shkollë kur aty nuk kishte kushte për tu futur brenda?

“Para se të fillojë viti shkollor unë kam realizuar takim me përgjegjësin për arsim në komunën e Sarajit dhe me kryetarin e kësaj komune dhe jemi informuar në mënyrë më të detajuar për situatën atje, komuna e Sarajit morri për obligim që të adaptojë përkohësisht disa nga klasat. Më është thënë që do të krijohen kushte minimale për mësim, kuptohet këtu këto kushte nuk mund të krijohen për 1 ditë, ishte afati 10 ditor dhe shpresoj që në këtë afat komuna e Sarajit edhe të realizojë të njëjtën”, tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

“Nxënësit e SH.F ‘Drita’ të fshatit Rashçe këtë fillim vit nuk nisën me procesin edukativo-arsimor. Ata dhe prindërit e tyre kanë vendosur të bojkotojnë mësimin, shkak janë kushtet e vështira dhe larg normales të objektit të tyre shkollor”.

Drejtori i Shkollës Ramadan Kovaçi thotë se të kota do të jenë përpjekjet për adaptim te klasave nëse njëherë e përgjithmonë nuk zgjidhet çështja me objektin e shkollës.

“E kotë është nëse ne riparojmë brenda e nuk zgjidhim problemin me mungesën e çatisë”, u shpreh Ramadan Kovaçi, drejtor i SH.F ‘DRITA’ fshati Rashçe.

Në Shkollën Fillore ‘Drita’ të fshatit Rashçe të Komunës së Sarajit mësimin e ndjekin 424 nxënës të cilët këtë fillim vit të përkrahur edhe nga mësimdhënësit e tyre 1 shtatorin e nisën me bojkot të procesit edukativo-arsimor. Ndryshe godina e kësaj shkolle është ndërtuar gjatë viteve të 40-ta të shekullit të kaluar dhe deri më sot nuk është investuar asnjë denar në të.

Lajme të ngjashme

Back to top button