Vesna: “Mediko Marija” është në shërbim të pacientëve, ska vend për spekulime

Lidhur me prononcimin e një pacienti për shumën prej 2 mijë denarë që ka paguar gjatë një kontrolli mjekësorë në ordinancën private “Mediko Marija”, mjekja në këtë ordinancë, Vesna Atanasova, mohon pretendimet e pacientin për marrjen e një shume që nuk është e parapame për kontrollet private të pacientëve që nuk janë pjesë e kësaj ordinance.

Enver Bardhi, deklaroi për Portalb se shuma e kërkuar për trajtimin e fëmijës së tij me infuzion dhe kontrolle mjekësore është shumë e madhe, por mjekja Vesna Atanasova, thotë se ky person ka bërë trajtimin e fëmijës pa librezë në këtë ordinancë sepse atij i është ofruar vetëm shërbim mjekësorë sepse ai nuk është pacient i kësaj ordinance.

Megjithatë, thotë ajo, shërbimi dhe çmimi i paguar për këtë trajtim nuk janë të larta, por aq sa shkruan edhe cmimorrja që është e dukshme për të gjithë.

“Për çdo shërbim mjekësorë çmimet janë të shënuara në mënyrë të qartë dhe nuk ka vend për kurfarë spekulimesh”, thotë mjekja Vesna Atanasova.

Ordinanca, “Mediko Marija”, është një ordinancë e njohur private në rrugën Xho Kenedi.

Pacientët e kësaj ordinance, deklaron se janë të kënaqur me shërbimet që kjo ordinancë ofron. Ata nuk ankohen as për çmimet e shërbimeve mjekësore sepse janë pacient të rregullt të cilët bëjnë trajtimin me kartela shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button