Asnjë punëdhënës nuk dënohet kur punëtorit nuk ia jep paratë

Që nga fillimi i zbatimit të Ligjit për pagë minimale e deri më sot, gjegjësisht nga viti 2012 deri më tani asnjë punëdhënës nuk është dënuar për shkelje të Ligjit në fjalë.

Lëvizja majtiste “Solidariteti” bën me dije se Ministria e punës dhe politikës sociale u ka dhënë përgjigje në pyetjen e tyre a ka të dënuar për mos-pagesën e pagës minimale duke theksuar se deri më tani askush nuk është dënuar sepse askush nuk ka dorëzuar kërkesë për një gjë të tillë.

“Ose të gjithë punëdhënësit i respektojnë aktet ligjore të Ligjit për pagë minimale ose aktet ligjore janë jo-efikase sa i përket dënimit të tyre, ose Inspektorati për punë nuk e kryen detyrën e vet” thonë nga kjo lëvizje duke rikujtuar se një kohë të gjatë shkelet Ligji për pagë minimale.

“Procedura për ti dënuar punëdhënësit nuk është efikase. Sipas Ligjit kur punëdhënësi i jep pagë më të ulët se mesatarja ai duhet të gjobitet me para jo herën  parë por të dytën nëse vërtetohet se një gjë e tillë ka ndodhur. Kjo tolerancë ndaj punëdhënësve duhet të ndryshohet nëse dëshirojmë që Ligji të funksionojë” thonë nga “Solidariteti”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button