Maqedonia do të kërkojë bashkëpunim edhe me vendet tjera paralel me NATO-n

Ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimi edhe me vende që nuk janë anëtare të NATO-s, ndërsa Maqedonia tanimë ka dërguar atashe ushtarak në Kinë dhe Rusi, shkruan “Veçer”,.

“Bashkëpunimin me vende jashtë NATO-s nuk do ta kisha definuar si alternativë e NATO-s. Edhe vende anëtare të Aleancës bashkëpunojnë me vende të cilat nuk janë në NATO. Maqedonia duhet të vazhdojë që ta zhvillojë bashkëpunimin me shtetet tjera në botë. Kjo nuk është alternativë, por proces paralel”, ka thënë për “Veçer”,

Jolevski ka thënë se para më shumë se një vit e gjysmë është marrë vendim që të dërgohen atashe ushtarak në Kinë dhe Rusi dhe ky vendim tregon se ekziston gatishmëri për avancimin e bashkëpunimit në këtë sferë.

“Ne me Kinën kemi bashkëpunim të mirë n ëtë gjitha sferat, duke e përfshirë edhe atë të mbrojtjes. Ata janë të gatshëm ta ndihmojnë modernizimin e ARM-së. Një prej temave që është biseduar është pjesëmarrja e përbashkët në misionet e OKB-së. Nuk do ta përjashtoj bashkëpunimin edhe me ndonjë shtet tjetër”, ka thënë mes tjerash Jolevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button