Putini shtron në tryezë planin 7-pikësh. Kievi e injoron!

Gjatë një takimi bilateral mes presidentit rus dhe kolegut të tij mongol, Tsakhiagiin Elbegdorj, Vladimir Putini shfaqi një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën që përmbante 7 pika.

Më poshtë Portalb u sjell 7-pikat e tij.

1. Të ndërpriten luftimet në regjionet e Donetskut dhe Luganskut.

2. Forcat ushtarake të Kievit duhet të largohet nga vendet e banuara të këtyre regjioneve.

3. Komuniteti ndërkombëtar të monitorojë me imtësi armëpushimin.

4. Më së tepërmi sulmet ajrore ndaj civilëve dhe fshatrave.

5. Secili i burgosur duhet të lirohet sipas formulës all-in-all, pa kushte.

6. Të lejohen ndihmat humanitare në provincat ruse të prekura nga luftimet.

7.Riparim të menjëhershëm të infrastrukturës së dëmtuar rrugore.

Nga informacionet e fundit që japin mediet ndërkombëtare, bëhet e ditur se Kiewi ka kundërshtuar marrëveshjen 7-pikëshe, duke e quajtur atë të papranueshme dhe lojë të Putinit. Kjo mund ti japë udhë edhe më shumë keqësimit të situatës, që deri në këto momente u ka marrë jetën 2600 personave. / Fitim Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button