Sahin jashtë fushave për dy muaj

Nuri Sahin do të jetë jashtë fushave të blerta për dy muajt e ardhshëm shkaku i operimit në gju.

Mesfushori turk kishte pasur disa probleme me gjurin, por operimi i tij ka shkuar ashtu siq duhet dhe Dortmund konfirmoi mungesën e tij prej dy muajve.

”Nuri Sahin është operuar sot. Mjekët konfirmuan se kanë shëruar gjurin e këmbës së majtë, por për rikuperimin e plotë lojtari nuk do paraqitet në dy muajt e ardhshëm”, shkruan deklarata e klubit gjerman.

Lajme të ngjashme

Back to top button