A do të jetë ky iPhone i lirë dhe plastik?

Kohëve të fundit është folur shumë për modelin e ri dhe më të lirë të iPhone, i cili besohet se do të vijë me mbështjellësin e plastikës, ndërsa bashkë me thashethemet e shumta, në internet janë paraqitur edhe shumë koncept-dizajne të iPhone.

Tani, listës së dizajneve të shumta i është bashkëngjitur edhe një koncept i ri, i cili përveç dizajnit shfaq edhe ngjyrat e shumta në të cilat thuhet se do të vijë versioni i lirë i iPhone.

Gizmodo ka publikuar konceptin e iPhone të krijuar nga Martin Hajek, i cili e ka krijuar një dizajn të përafërt të iPhone-it të lirë.

Sipas tij, ngjyrat e modelit të ri të iPhone do të jenë të isnpiruara nga ngjyrat e versionit të ri të sistemit të saj operativ, iOS 7, të cilat kanë ardhur nga versioni i dikurshëm me ngjyra i logos së Apple.

Lajme të ngjashme

Back to top button