Mogherini: Itali-Shqipëri-Serbi, së shpejti në një samit të përbashkët

Rritja e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Serbisë duket se do të jetë një nga prioritetet kryesore për Ballkanin dhe rrugëtimin e tij drejt BE-së, një prioritet ky që u përforcua veçanërisht pas Samitit të Berlinit.

Shefja e re e diplomacisë evropiane Frederica Mogherini, njëherësh dhe ministre e Jashtme e Italisë, njoftoi për zhvillimin e një samiti të përbashkët mes Shqipërisë, Serbisë dhe Italisë, me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes tre vendeve.

Mogherini tha se Italia e cila mban dhe presidencën e BE-së,  do të punojë për të rritur bashkëpunimin midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Diplomatja italiane deklaroi se Ballkani Perëndimor ka treguar vullnet për t’u afruar me BE-në, dhe vlerësoi dy qeveritë, atë të Beogradit dhe Prishtinës për të vazhduar dialogun dhe për të zbatuar marrëveshjet e arritura mes tyre.

Njoftimi i shefes së re të diplomacisë evropiane, vjen  në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të vizitojë Serbinë në 22 tetor. / Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button