Seanca e 12 e Parlamenti vazhdon me Ligjin për nëpunësit shtetërorë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë pjesën e tretë të seancës së 12-të, në rend dite të së cilës janë propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunësit shtetërorë, si dhe për ndryshimin e Ligjit për nëpunësit publikë dhe Kodit Penal, të tre me procedurë të shkurtuar.

Në kuadër të seancës deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe Raportin vjetor për revizionet e bëra dhe për punën e Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2013, Raportin vjetor për punën e Komisionit rregullator për energjetikë për vitin 2013 dhe Raportin vjetor për realizimin e programit për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për lundrim ajror të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Back to top button