Ministri Ademi vizitoi shkollën e mesme “Kiril Pejqinoviç” në Tetovë

Ministri për arsim dhe shkencë Abdilaqim Ademi sot vizitoi shkollën e mesme “Kiril Pejqinoviç” në komunën e Tetovës, ku gjatë periudhës verore u bë renovimi dhe rikonstruimi i objektit shkollor.

Në këtë shkollë u bë rikonstruimi i fasadës, të dyshemeve në klasa, si dhe të mbarë instalimit për ngrohje qendrore, kurse nxënësit morën tualete të rinovuar. Për këtë, Ministria për arsim dhe shkencë  nga buxheti ndau rreth 200.000 euro, deklaroi ministri Ademi.

Ai, u takua edhe me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ku u bisedua për procesin edukativo-arsimor në komunë.

Nga ana e stafit të gjimnazit “Kiril Pejqinoviç” dhe nga ana e kryetares të komunës së Tetovës, u informova për aktivitetet e ndërmarra për fillimin e suksesshëm të vitit shkollor, si dhe për planet për realizimin e mësimit gjatë tërë vitit shkollor, deklaroi ministri Ademi, duke theksuar se nga ana e kryetares të komunës së Tetovës, Teuta Arifi, u informua se nuk është zvogëluar numri i paraleleve në komunë.

Më gëzon fakti që numri i paraleleve nuk zvogëlohet, por është zvogëluar vetëm numri i nxënësve në paralele dhe tani kemi klasë me 25 deri më 27 nxënës, që është mirë për procesin arsimor. Kjo është pasojë e respektimit të minimumit ligjor për regjistrimin e nxënësve me së paku 60 pikë (poenë) në gjimnazet, shkollat e mesme ekonomike dhe shkollat e mjekësisë, tha Ademi, duke shtuar se numri i nxënësve të regjistruar nuk është definitiv, sepse akoma zgjat regjistrimi në shkollat e mesme.

Edhe njëherë i ftoj nxënësit të cilët akoma nuk janë regjistruar në vitin e parë në shkollat e mesme, arsimimin  ta vazhdojnë në disa nga shkollat teknike, theksoi ministri Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button