Pas reshjeve të shiut, uji vërshon në rrugët e Tetovës (Foto)

Aksi rrugor nga lagjja Drenovcë deri në hyrje të qytetit të Tetovës, pas çdo reshje të shiut i ngjanë në lumi të vërtetë.

Reshjet e vazhdueshme kanë vështirësuar lëvizjen nëpër rrugët e qytetit, për shkak të grumbullimit të ujit në disa pjesë të qytetit dhe akset periferike.

10647650_950751664951809_2112047333_n

Moti i keq sjellë më shumë probleme për banorët e lagjes Drenovc ku rrjedha e ujit të shiut përfundon në rrugën kryesore.

Banorët thonë se problem është mungesa e rrjetit të mirëfilltë të kanalizimeve. Në ato pjesë ku shtrihet rrjeti i kanalizimit, si në aksin tek Kazerma e Tetovës, sërish uji grumbullohet pas cdo reshje të Shiut.

Lajme të ngjashme

Back to top button