Ja sa do të fitojë Xhemaili tek Galatasaray

Mediat turke kanë zbuluar shifrat e transferimeve të fundit të gjiganit turk nga Stambolli, ku kaloi edhe mesfushori shqiptar.

Blerim Xhemaili kë befasuar shumë kënd me kalimin e tij nga Napoli te Galatasaray, por duket se aspekti financiar ka qenë kryesori për këtë lëvizje.

Deri sa te Napoli të ardhurat e tij silleshin rreth 1 milion euro në vit, ai ka realizuar një marrëveshje mjaft të favorshme financiare drejt klubit verdhekuq nga Bosfori.

Sipas gazetës, Fanatik ai te klub i Stambollit do të fitojë 6.6 milion euro dhe ato të ndara sipas sezonave në 2.4 milion euro në vitin e parë dhe nga 2.1 milion euro në dy vitet e tjera, pa llogaritur premitë që do të ketë në rast të suksesit të klubit, e të cilat sigurisht se nuk janë të pakta.

Napoli për kartonin e Xhemailit ka fituar 2 milion e 350 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button