Durrës, dhunohen për vdekje 2 kunatat e moshuara

Horror në Durrës. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në këtë qytet, ku janë gjetur të pajeta dy të moshuara, pas dhunës së ushtruar ndaj tyre.

Mësohet se viktimat janë përkatësisht, Gjinovefa dhe Elsa Vava, 70 dhe 75 vjeçe, kunata me njëra-tjetrën. Gjithçka duket si pjesë e një skenari filmi horror, pasi viktimat dyshohet të jenë mbytur me qese plasmasi, ndërsa burime policore kanë pohuar se të moshuarat i kishin të lidhura duart me qese dhe se janë mbytur nga asfiksia.

Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të një banese private ku rrinin dy kunatat, e cila ishte në pronësi të tyre, në lagjen nr.11, pranë Postës të qytetit bregdetar të Durrësit, ndërsa janë gjetur të pajeta nga djali i Elsa Vavas, njërës prej viktimave. Sipas dëshmisë të djalit, ai në mëngjes kishte shkuar drejt banesës ku dhe kishte parë derën e hapur dhe dy gratë e pajeta.

Trupat e dy të ndjerave janë nisur drejt morgut të qytetit për të vijuar me ekspertizën mjeko-ligjore. Njëra prej viktimave, Elsa Vava ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë. Sipas dëshmive të të afërmeve, viktimat kujdeseshin për një grua invalide, e cila jetonte në katin e parë të banesës.

Hetimet ne dy pista

Hetimet e policisë janë përqendruar në dy pista të mundshme, atë të një konflikti për pronën dhe pistën e grabitjes. Sipas raportimeve, mësohet se janë shoqëruar në polici cilësinë e dëshmitarëve, disa fqinj dhe të afërm të të moshuarave, për tu pyetur rreth ndonjë konflikti të mundshëm.

Në vendngjarje ndodhet prokurori Besim Hajdarmataj, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Hidhen dyshime se mund të kenë qenë më shumë se 2 autorë që kanë marrë pjesë në këtë krim makabër.

FASIN FQINJE E FAMILJARE

Komshije, shoqe të dy grave të moshuara dhe familjarë shpreh të tronditur rreth krimit ndaj dy të moshuarave. Me lotët që u rrjedhin syve shprehen se nuk mund ta besojnë sesi mundet që të vihet dorë dhe për më tepër të vrasësh në mënyrë aq makabre dy gra të moshuara.

Komshija

“Elsa, ka qenë një llogaritare e mrekullueshme ka rritur dy fëmijë të mrekullueshëm, zonjë e madhe dhe Marjana ashtu ka qenë, i ka dashur kunatat i ka respektuar, një dhëndër i mrekullueshëm. Sot sikur na ra një tërmet i madh. I kemi dashur shumë, na ka ndihmuar shumë. Kanë qenë gra të mrekullueshme”.

“I njoh që në fëmijëri. Një familje, një nuse që rrinte me dy kunata. Kanë ditur që kanë pas prona. Po nuk e besoj ta kenë nipat dhe familjarët nuk janë ashtu kategorie. Me gjyqe për pronat kanë qëkur ka qenë demokracia, që para 20 vitesh”, shprehet një komshije tjetër.

Nipi

“Policia se ka dhënë ende versionin, presim cfarë do japë. Unë jam nipi. Nuk di për konflikte, nuk di cfarë të them. Sipas policisë, flitet për grabitje jo për konflikte. Nuk di cfarë të them…(qan)”

Një tjetër i afërm

“Kanë dyshuar se këtu fshihej një pasuri shumë e madhe, vepër kaq kriminale, kanë shfrytëzuar natën me shi dje. Po të vesh dorë mbi dy të moshuara, nuk e di cfarë të them. Sic thotë dhe nipi, kriminelët nuk janë kurrë në lartësinë e krimit që bëjnë. Shpresoj ti kapin”.  (BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button