Moti i keq, Shqipëria pezullon linjat e tragetit me Italinë

Shtatori ka nisur me reshje të shumta në Vlorë dhe në mbarë Shqipërinë, të cilat kanë sjellë  probleme në portin e qytetit.

Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës janë bërë shkak për pezullimin e linjave të tragetit me Italinë dhe të sektorit të peshkimit.

Por moti i keq është shoqëruar edhe me probleme të energjisë elektrike. Spitali i qytetit ka qenë pa energji elektrike gjatë gjithë natës, ndërkohë që vetëm në orët e para të mëngjesit energjia është rikthyer.

Po ashtu gjatë natës zona e bregut në qytetin bregdetar, por edhe në fshatrat përreth ka pasur mungesë të energjisë për shkak të një defekti./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button