Liria ka çmim, ai quhet jeta!

Jadranka Kostova, kolumnë-”Edhe të  rrahin, edhe nuk që lejojnë të qash!”, Fokus
Mu bë edhe më e qartë, madje kristal qartë, përse u investuan të gjitha burimet për të anatemizuar Fondacionin Soros. Për shkak se edhe ne trokitëm në këtë derë. Dhe u bëmë Sorosoide sapo të pjekur.

Ramadan Ramadani, kolumnë-“Ne nuk kemi karmë, ne kemi karmakashi”, Fokus
Me siguri ngrënia e qebapëve në Çarshinë e Shkupit kishte një efekt të menjëhershëm në njohjen e faktit se shqiptarët janë shumë më shumë se vathet në Zajas ose Qendra Tregtare në Tetovë. Me adresimin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit kah Shqiptarët, ai sugjeron një marrëdhënie të re që në masë të madhe do të kontribuojë për stabilitetin politik në vend.

Siolicka Trpkova, kolumnë-“Asgjë nuk është e rastësishme?”, Fokus
Sonte i ëndërrova Mlladenov-in dhe Beliçanec-in. Pinin kafe në parajsë dhe negocionin medium e ri. Do të ishte vetëm për ata që do përfundonin në pjesën maqedonase të ferrit. Nuk do të kishte qarqet dhe demonë, vetëm  liri, sinqeritet dhe dashuri. Nikolla më tha që të t’ju përcjell se liria ka çmim. Ajo që quhet jeta!

Gordan Georgiev, kolumnë-“Kokëfortë”, Utrinski Vesnik
Gruevski gjithë kohën luante me kartën që është më i ditur se të gjithë dhe doli se ishte më i ditur këto 7 vjet. Thua do të shpëtohet tani, apo ne të shpëtojmë prej tij?

Frosina Dimeska, komenti-“I dërguari Ahmeti”, Nova Makedonija
VMRO-DPMNE vendosi të hesht, kurse qeveria doli me reagim shumë konstruktiv dhe dashamirës në të cilën nuk mund të njihet nervozizmi nga veprimi i Ahmetit.

Eroll Rizaov, kolumnë-“Përderisa ne e presim Samaras”, Utrinski Vesnik
Karakteri sllav i kombit dhe gjuhës bashkëkohore Maqedonase është baza kryesore për një zgjidhje reciproke të pranueshme me Greqinë.

Mirka Velinovska, kolumnë-“Mësuesit”, Nova Makedonija
Çfarë duhet të bëjë një njeri me një gjysmë-popull të tillë të paarsimuar dhe moralisht të lënë pas dore, i cili nuk është në gjendje të njoh prioritetet e reja të njerëzimit.

Sonja Madzovska, editoriali-“Është koha për një politikë të re buxhetore”, Utrinski Vesnik
Rekomandimet e FMN-së dhe guvernatorit Bogov arrijnë në kohën e duhur, që mos rastësisht i kujtohet qeverisë për të avancuar kah huazime të reja.

Ognen Maleski, kolumnë-“”Përsosmëria” e qeverisjes në Maqedoni”, Utrinski Vesnik
Që të sundoni në rehati, më me rëndësi është që të keni një opozitë të dobët. Që nga viti 2011 opozita te ne është në rënie të lirë dhe të pakontrolluar. Gjashtë muajt e fundit thjesht as që ekziston.

Ivana Kostovska, komenti-“Zyrtarimi i Rasmussen-it”, Dnevnik
Prej Rasmusen-it as që priteshe që të na fute në aleancë me fuqi. Por, ushtarët që marrin pjesë në misionet paqeruajtëse meritojnë që në ekspozitë të NATO-s të regjistrohen si “forcat Maqedonase.”

E mërkurë, 12 korrik 2013, numër 79 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button