Cilin vend preferojnë më shumë shqiptarët dhe cilët maqedonasit? Por amerikanët…?

Gjermania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Spanja janë ndër vendet më të pëlqyera për emigrantët, ndërsa vendi me më shumë të tillë është Amerika. Një grafik ekskluziv i gazetës gjermane, FAZ, jep statistika të sakta të numrit të emigrantëve për secilin vend, mjafton të klikoni mbi shtetin të cilin ju dëshironi të dhënat.

Vendet të cilët kanë numrin më të madh të shpërnguljeve, janë Kina, India dhe Meksika, ku kjo e fundit ka gati 13 milion njerëz të shpërngulur në SHBA.

Sa i takon Maqedonisë, më shumë preferojnë migrimin në Gjermani, 86626 të tilla, e ndjekur nga Italia, 69.000, Serbia, 61.000, dhe në fund Australia me 53.000 migrime.

Shqipëria ka tre vende kryesore të migrimit. SHBA-në me 84.000 dhe normalisht Greqinë dhe Italinë me gati gjysmë milionë shqiptarë.

Me siguri interes do përbënte se ku largohen amerikanët?

Pavarësisht se SHBA-ja është destinacioni i shumicës së emigrantëve, edhe banorët e saj largohen diku tjetër për jetë më të mirë apo për rikthim në vendlindje. Sipas statistikave amerikanët më së shumti largohen në Francë, 54.000, Itali, 60.000, Izrael  80.000, Gjermani  111.000, Kanada, 316.000, dhe më së shumti në Meksikë  850.000.

Për informacione më të tepërta mund të shikoni grafikun në faqen e FAZ, ku të dhënat janë nga viti 2013./ Fitim Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button