Revoltohet Eneda Tarifa: Hera e fundit që bëj pushime në Shqipëri
Eneda Tarifa është revoltuar shumë me pushimet që ka kaluar këtë verë në Shqipëri.
Ajo thotë se nga viti i ardhshëm pushimet do t’i bëjë jashtë Shqipërisë.
“Dita e fundit e pushimeve. Doni t’iu tregoj si shkuan ? Katastrofë! Nuk lamë virus pa kapur. Në vend të laheshim në detin e bukur të Jonit, u lamë në të vjella e diarre.
Hera e parë që zhgënjehem e pezmatohem kaq thellë me Jugun.
Ç’do gjë ishte e kontaminuar e infektuar. Vitin tjetër, pa dëshirën time, pushimet vetëm jashtë”, shkruan këngëtarja dhe prezantuesja e njohur.