Thaçi: Prej janarit rrogat e mësimdhënësve do të rritën 25%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në hapjen e shkollës së re profesionale në Shtime.

“Sot mora pjesë në hapjen e shkollës së re profesionale në Shtime, në shenjë të fillimit të vitit të ri shkollor 2014/15. Pasi i urova për shkollën e sapondërtuar dhe vitin e ri shkollor, i njoftova të pranishmit se pres që në ditët në vijim që të mblidhet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, “menjëherë do të fillojë implementimi i Misionit të Ri dhe duke qenë se arsimi është prioritet për zhvillimin e Kosovës shpalla se prej janarit të ardhshëm do të ketë rritje 25% të pagave për mësimdhënësit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button