Në shkollën e fshatit Salltinë viti shkollor fillon me masa të përforcuara higjienike

Mes emocioneve dhe ndjenjës së kënaqësisë, prindërit shoqërojnë fëmijët e tyre që për herë të parë ulen në bankat shkollore në njërën ndër shkollat më të mëdha të komunës së Tearcës.

Në shkollën e fshatit Sllatinë, ky vit shkollor fillon në mënyrë më të organizuar me masa të përforcuara higjienike – sanitare.

Drejtori i shkollës Bekim Imeri, pasi uroi fëmijët për një vit të mbarë shkollor, njoftoi për sigurinë që ofron kjo shkollë në aspektin e pastërtisë dhe mbrojtjes kundër verdhëzës.

“Në kuadër të mundësive janë bërë të gjitha përgatitjet që rekomandohen si masë mbrojtëse kundër sëmundjes ngjitëse verdhëzës. Është bërë spërkatja e gjithë hapësirës shkollore dhe çdo ditë i është kushtuar më shumë kujdes higjienës së shkollës në mënyrë që të kemi një vit shkollor më të mbarë dhe më të rehatshëm edhe për prindërit”, tha bekim Imeri.

Prindërit shprehen të entuziazmuar për fëmijët e tyre. Ata dëshirojnë që cdo ditë të jetë një përkushtim në vete sa i përket pastërtisë së shkollës.

Në shkollën fillore në Fshatin Slaltinë, për herë të parë në bankat shkollore do ët ulen 44 nxënës dhe 12 nxënës në shkollën periferike në fshatin Neproshten.

Lajme të ngjashme

Back to top button