Blerina po përgatitet për kampionatin gjerman

Kampionja ballkanike në xhudo, Blerina Seferi i ka filluar përgatitjet maksimalisht, pasi më 29 shtator do të ketë një sprovë mjaft të rëndë duke u paraqit në kampionatin zgjedhor U-18. Ajo përveç ushtrimeve fizike po stërvitë edhe në aspektin tekniko taktik tek klubi i saj HT16.

“Pas ardhjes nga Maqedonia ku isha për pushime, pata rastin të jem edhe në kampin e Majlinda Kelmendit ku ushtrova disa ditë nën drejtimin e trajnerit të madh Driton Kuka. Kjo më erdhi shumë mirë pasi përveç se pata disa sparingje pata edhe disa këshilla mjaft të mira nga Kuka. Tani jam në Hamburg ku edhe kam filluar përgatitjet për kampionatin zgjedhor të Gjermanisë, garë kjo që për mua shumë është e rëndësishme dhe ku shpresoj në rezultat pozitiv”, tha Shqiponja e Shipkovicës. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button