Shkëndija nuk i duron 90 minuta (Video)

Shkëndija e Tetovës ka humbur 3:2 nga Rabotniçki. Ky ishte epilogu i ndeshjes së xhiros së 6-të ndërmjet, në të cilën ‘kuqezinjtë’ ishin në epërsi 0:1 dhe më vonë edhe 1:2, por mbeten duarzbrazët pasi defanziva performoi edhe një lojë të dobët duke lejuar që kundërshtari të shënojë 3 gola.

Gjithçka filloi mirë për Shkëndijën që pas disa kansojeve fillestare kontrollonte lojën në teren dhe në minutën e 26-të avansoi me penaltinë e konvertuar në gol nga Vruçina. U duk se ‘kuqezinjtë’ kanë kontroll të plotë në lojë, mirëpo e tëra shkon kot kur Kavdanski ishte vetëm shikues në rivënien këndore të Rabotniçkit në minutën e 33-të, ndërsa Velkovski shënoi për simetri në rezultat.

Në fillim të pjesës së dytë portieri Jovanovski ndali një rast të pastërt dhe i dha motiv ekipi që në anën tjetër përmes Vruçinës edhe një herë kaloi në avantazh, tani më 1:2. Edhe një herë u krijuan kushte që Shkëndija të vendosë ndeshjen në favor të saj, por nuk mund të kërkohet më shumë kur mbrojtja lejon në mënyrë identike Velkovski të barazojë në 2:2, pas harkimit të Petroviqit nga gjuajtja e lirë. Shkëndija tani kërkonte avantazhin e tretë, mirëpo ndodhi përmbysja e plotë kur në minutën e 68-të Altiparmakovski me fintë hedh nga loja Milievin, para se me goditje precize të shënojë për 3:2. Deri në fund loja kaloi me tentime të pasuksesshme të Shkëndijës për të barazuar rezultatin, kështu që tre pikët shkuan në saldon e Rabotniçkit.

Lajme të ngjashme

Back to top button