Start i nxehtë i vitit shkollor: arsimi, kultura dhe shkenca në grevë

Mësimdhënësit në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm së shpejti do të hyjnë në grevë, duke shfaqur në këtë mënyrë protestën dhe pakënëqësitë e tyre ndaj gjendjes në arsim.

Organizator i kësaj greve do të jetë Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SPASHK), Këshilli i së cilës ka miratuar vendimin për organizimin e saj më 29 shtator të këtij viti.

SPASHK: Mbështetjte masive për organizimin e grevës

Lideri i kësaj organizate, Jakim Nedellkov deklaroi për Inbox7 se greva pritet të organizohet edhe ne veprimtatirtë: shkencë, kulturë dhe arsim i lartë. “Në këto dhjetë ditë sa zgjat debati dhe deklarimi i këshillave rajonale, ne kemi mbështetje të madhe nga anëtarësia jonë përkatësisht pranohet propozimi për organizimin e grevës së përgjithshme”, shprehet Nedellkov. Kërkesat kryesore të kësaj Sindikate kanë të bëjnë me përmirësimin e standardit jetësor tëpunonjësve në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës. “Përveç kërkesave për rritjen e pagave kemi edhe kërkesa tjera që janë shumë të rëndësishme për anëtarët tanë siç janë: firmosja e marrëveshjeve kolektive, përmirësimi i kushteve për punës, ndrimi i ligjeve ekzistuese në veprimtaritë, vecanërisht në pjesën e dispozitave ndëshkuese dhe zbogëlimi i adminitrimimit pedagogjik”, theksoi Nedellkov.

LASH-i mbështet disa kërkesa, kundër grevës

Por Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë (LASH) vlerësoi se kërkesat e SPASHKUT janë mjaft të vonuara dhe shpalosen vetëm për të arsyetuar mospunën e kryesisë së kësaj Sindikate. “Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë çdo herë ka përkrahur kërkesat e mësimdhënësve, mirëpo çdo herë nuk i kemi përkrahur kërkesat e kryesisë së SPASHK-ut. Me këtë rast përkrahim kërkesën për mos dënimin e arsimtarëve në bazë të vetëm një testimi të nxënësve, por edhe kjo kërkesë është e vonuar, sepse LASH-i para një viti ka ardhur në përfundimin se mësimdhënësit nuk duhet të dënohen në bazë të një testimi të nxënësve, sepse për të vlerësuar punën e mësimdhënësve nevojitet vlerësimi i shumë komponentëve”, deklaroi Nuhi Dardhishta, kryetar i LASHI-it.

LASH-i mbështet edhe kërkesën e SASHKU-ut për zvogëlimin e angazhimeve administrative të mësimdhënësve dhe heqjen e ditarit manual, ndërsa konsideron se nevojitet debat i gjerë lidhur me testimin ekstern.

Lidhur me kërkesat SPASHKU është në bisedime me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH),Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) dhe Ministrinë e Kulturës (MK). Kreu i sindikalistëve të arsimit, kulturës dhe shkencës nuk dëshiron tëkomentojë deklaratat e ministrit të Arsimit, Abdilaqim Ademi se nuk pranon bisedime me kushtëzime dhe shantazhe, prandaj aktualisht ato janë ndërprerë, por vetëm thekson se: “Negociatat me Sindikatën nuk janëdëshirë personale, por detyrim ligjor i dy partnerëve socialë dhe çdo shmangie nga negociatat është shkelje e ligjit”, nënvzioi Nedellkov.

Nga ana e tij ministri Ademi është shprehur se negociatat me SASHK-un u ndërprenë pasi ukushtëzuan me epilogun e tre profesorëve të punësuar në Universitetin e Shtipit, të cilët bënë grevë me uri duke kërkuar avancimin e tyre, por në fund kërkesa e tyre u refuzua, gjë që rezulton me humbjen e vendeve tëtyre të punës.

Premtimet e Gruevskit

Qeveria e Maqedonisë, përmes kryeministrit Nikolla Gruevski disa herë ka njoftuar se do të bëhet rritja e pagave mujore në sektorin shtetëror dhe publik për 5 për qind në katër vitet e ardhshme. Një premtim i tillëpritet të realizohet nga tetori i këtij viti, por pritet tëshihet se si do të rrjedh realizimi i tij si pasojë e krizës ekonomike.

“Në katër vitet e ardhshme, duke e përfshirë edhe vitin 2014 pagat në sektorin publik, pensionet dhe asistenca sociale do të rriten për 21.5 %”, ka deklaruar kryeministri Gruevski më 29 qershortë këtij viti.

A do të përsëriten presionet nga të punësuarve?

SPASHK-u më 1 gusht organizoi protestë, e cila zgjati shumë shkurt, vetëm sa për ta njoftuar qeverinë dhe ministritë përkatëse me kërkesat e saj. Atëherë kjo organizatë e quajti të suksesshme protestën, ndërsa njëditë para saj anëtarësia e saj denoncoi presionet e fuqishme me të cilat u përball, me qëllim që të mos protestohet.

Sipas kreut të Sindikatës në adresë tëmësimdhënësve në qytete të ndryshme të vendit ishin bërë kërcënime për largime nga puna nëse marrin pjesënë protesta. Kërcënimet ishin bërë në mënyrë verbale, përmes postës elektronike, por edhe ndaj anëtarëve të familjeve të punësuarve në arsim, gjë që u reflektua edhe në numrin e vogël të pjesëmarrësve në protestë.

Nga 30 mijë anëtarë, sa numëron kjo Sindikatë, në protestë kishin dalë rreth 1 mijë persona. Komiteti i Helsinkit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut(KHDLNJ) denoncoi policinë e cila legjitimonte qytetarët, ndërsa sipas kësaj organizatë ajo nuk guxon ta bëjë atë.

Shtatori pritet të shihet se do të jetë muaji i fillimit normal dhe mbarëvajtjes së procesit edukativo-arsimor apo do të jetë periudhë e grevës dhe humbjes së mësimit nga nxënësit, të cilët në raste të këtilla janë ata që pësojnë më së shumti./  Inbox7

Lajme të ngjashme

Back to top button