Gruevski shpërfill vërejtët e Samitit të Berlinit, nota e dobët mbetet për Maqedoninë

Samiti i Berlinit përcolli mesazhin e fuqishëm për shtete e rajonit që aspirojnë Evropën. Edhe përkundër përpjekjeve të kryeministrit Nikolla Gruevski për të zbritur në nivelin e formaliteteve të zakonshme vërejtjet e shtruara, Maqedonia në mënyrë eksplicite mori notë të dobët sa i përket qasjes për emrin, territ mediatik, gjyqësorit dhe një sërë çështjes tjera të cilët kanë të bëjnë në përgjithësi me korrupsionin dhe funksionimin e shtetit ligjor, theksojnë analistët.

Maqedonia mori notë të dobët

Profesori universitar, Ali Pajaziti për Portalb shprehet se Samiti i Berlinit është një ngjarje që synon të piketojë pikat e ndryshimit të kursit të rrjedhave shoqërore në Evropën Juglindore, gjegjësisht në Ballkan, është një tendencë për ta bërë këtë hapësirë problematike më të afërme me Evropën e Parë, me Evropën e zhvilluar dhe moderne, për ta bërë pjesë të kompozicionit të cilës për momentin i prin Merkelokracia, apo Gjermania e fuqishme ekonomikisht dhe kohëve të fundit edhe politikisht.

“Nga konstatimet vërehet se shtetet e këtij nën qielli duhet të punojnë ende për link më të fortë mes vete, për kooperim konstruktiv, për zgjidhjen e problemeve me gjuhën e konstruktivitetit e jo me atë të tendosjes së periudhës tranzicionale që shpesh ka qenë edhe fatale. Në mënyrë eksplicite i jepet notë e dobët qasjes ndaj çështjes së emrit, demokracisë (theksi vihet te pozita e pasivizuar), shënjohet terri mediatik, problemet me pavarësia sindikaliste, ato në ekonomi dhe gjyqësori që duhet të depolitizohet. Pra ky takim edhe një herë lidershipit të shtetit tonë ia tërheq vërejtjen për çalimet dhe kushtet e shoqëri ndërtimit autentik evropian, plotësimi i të cilave këtë vend do shpinte drejt bashkimit BE-së”, thotë Ali Pajaziti.

Samiti i Berlinit shpresë për të ardhmen
Zëri i fuqishëm i Gjermanisë, tregon se brenda një periudhe të shkurtër, do kemi rezultate konkrete, thotë mes tjerash, kryeredaktori i Nova Tv, Borjan Jovanovski.

“Them, përfundimet e konferencës tregojnë se Gjermania është e interesuar që i gjithë Ballkani Perëndimor të integrohet në strukturat evropiane dhe kjo ka domethënie të madhe, duke pas parasysh që ky shtet është më i fuqishmi në BE. Ky ishte një zë i fuqishëm jo vetëm mbi qeveritë tona, por edhe ndaj qytetarëve. Pra unë mendoj se në të ardhmen e afërt, do kemi rezultate konkrete pozitive. Diçka tjetër pozitive është se shtetet e fuqishme evropiane dinë të gjithë problemet e Ballkanit dhe kjo flet në vete se ata interesohen për ne dhe janë të hapur ndaj vlerave që disponojmë, që është edhe baza e konstruksionit evropian.” – Përfundoi për Portalb, Borjan Jovanovski.

Maqedonisë nuk do t’I ndihmojë asnjë Samit pa ndryshuar politikën e brendshme

Analisti Bekim Kadriu mendon për Maqedoninë nuk ka lajme të reja dhe se gjërat përsëriten.
“Nuk ka diçka më çfarë të thuhet në aspektet e euro-integrimeve dhe Maqedonisë. Në konferencë u bë me dije se pa zgjidhjen e konflikteve bilaterale dhe fqinjësore, nuk mund të ketë integrime, pra për Maqedoninë nuk ka hapa përpara pa zgjidhjen e kontekstit të emrit me Greqinë.” – Tha për Portalb Bekim Kadriu./Fitim Dika,  Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button