Putin: Krimeja mund të jetë si Kosova

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se procesi i pranimit të Krimesë si pjesë e Rusisë “do të jetë i gjatë dhe i mërzitshëm”.

Ai ka thënë se problemet e tilla mund të zgjidhen shpejt nëse ka vullnet politik, siç ka qenë rasti me Kosovën.

“U kam thënë partnerëve të huaj, por përgjigje nuk ka”, u ka thënë Putin pjesëmarrësve të forumit rinor “Seliger”, raporton B92.

Ai po ashtu ka thënë se për ndarjen e Krimesë nga Ukraina kanë vendosur qytetarët, ndërsa në Kosovë për pavarësi ka vendosur parlamenti.
Putin është zotuar se Rusia do të bëjë gjithçka të mundur që të zgjidhen të gjitha problemet në lidhje me Krimenë dhe që të mundësojë zhvillimin e saj ekonomik./rel/

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Gjithë ajo urrejtje ndaj Kosovës nga ana e Putinit! Kosova mbi njëqind vjet ka hequr të zitë e ullirit nga ana e pushtimit serb. Çudi, Kosova ka diç më shumë se dhjetë mijë kilopmetra katrorë dhe Putinit i është bërë ferrë në sy. Ndërsa ne asnjëherë nuk komentuar asnjëherë pushtimin e qindra kombeve nga ana e Rusisë.

Back to top button