Serbia synon tregun e Shqipërisë, Vuçiç: Me Ramën do flasim për çështje serioze

Serbia synon tregun e Shqipërisë.  Kryeministri Aleksandër Vuçiç deklaron se në takimin e 22 tetorit me kryeministrin Edi Rama do të ketë diskutime për çështje serioze mes dy njerëzve të përgjegjshëm.

“ Ne do të jemi mikëpritës të mirë dhe do të diskutojmë për çështje serioze dhe mendoj se kjo është mundësi e mirë për kompanitë serbe. Është një mundësi për eksportin, pasi Shqipëria është një treg ideal për Serbinë” ka thënë ai në Berlin, transmeton OraNews.

Vuçiç nënvizoi se strategjia për të hyrë në treg duhet planifikuar mirë. “Grupet tona do të krijojnë një plan të detajuar dhe me rezultate të qarta”

Ky është takimi i parë mes dy krerëve të qeverive të Shqipërisë dhe Serbisë.Ndërkohë që takimi i fundit ka qenë mes  Titos dhe Enver Hoxhës më 1946, citojnë mediat serbe.

Lajme të ngjashme

Back to top button