Ademi në Kosovë, lavdërohet për të arriturat shkencore në Maqedoni

Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, sot në Prishtinë paralajmëroi nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim me Republikën e Kosovës që do të thellon bashkëpunimin në sferën e arsimit dhe shkencës.

Ai këtë e bëri të ditur në fjalimin e tij në hapjen e takimit të IX-të vjetor shkencor ndërkombëtar që e organizon Instituti “ALB-Shkenca” me temë: “Shkenca, faktor i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm shoqëroro-ekonomik”.

Ai gjithashtu tha se një marrëveshje e tillë do të vazhdohet edhe me Republikën e Shqipërisë.
Bëhet fjalë për marrëveshjen bilaterale në sferën e arsimit nga e cila mund të përdoret Abetarja e përbashkët, marrëveshje së cilës nga dhjetori i vitit 2010 i ka skaduar afati dhe që atëherë dy vendet nuk kanë mundur të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë zyrtare.

Ademi gjithashtu në këtë konferencë u lavdërua me aktivitetin shkencor në Maqedoni duke thënë se:

“Në Republikën e Maqedonisë aktivitetet hulumtuese shkencore përbëhet nga rrjeti i instuticione shkencore hulumtuese, 5 universitete shtetërore,7 institucioneve shkencore publike,18 universitete private dhe 10 institute private. Nga kjo, një pjesë instituteve dhe qendrave tani më ka arritur renome në konkurrencën ndërkombëtare, ndërsa disa qendra shkencore në mënyrë rapide ecin nga arritja e kritereve dhe standardeve ndërkombëtare”, tha ai.

Mirëpo sa për rikujtim, Maqedonia është vendi i fundit në Ballkan për nga investimi në inovacione dhe hulumtime shkencore. Kjo gjë disa herë theksohet në raportet e Komisioni Evropian për Republikën e Maqedonisë për progresin e saj në rrugën e euro-integrimeve.

Ademi përmendi edhe projektin për përkthimin e librave të autorëve me renome botërore për nevojat e studentëve dhe universiteteve. Edhe një rikujtim për ministrin, nga ky projekt as gjysma e librave të planikifuar ende nuk janë të përkthyera në shqip. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button