Din Istrefi me mesazh Menduh Thaçit, vëndo gishtin në kokë

Din Istrefi nga Veleshta e Strugës, aktualisht këshilltar në këshillin komunal të qytetit, përndryshe një aktivist i përjetshëm i PDSH-së që nga themelimi i saj e deri më sot, përmes një deklarate në portalin Drini.mk i kujton Menduh Thaçit ditët e para të themelimit të Partisë Demokratike Shqiptare, duke i thënë atij të vë gishtin në kokë dhe ta dijë se Veleshta e ngriti në piedestal por veleshta edhe e ulë.

“Unë Din Istrefi, jam ndër themeluesit e PPD-së, dhe nga pakënaqësitë që u krijuan atëherë si pasojë e punës së kësaj partie kam formuar grupin dhe kemi pasur një takim te ish zyrat e komitetit ku ishte prezent tashmë i ndjeri Arbën Xhaferi, Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani. Më pas mbajtëm kuvendin në Strugë , kishte edhe përfaqësues të shquar nga Shqipëria ishte i nderuari z.Shaban Memija dhe z.Jemin Gjana. E kujtoj mirë atë kohë të vështirë kur Menduh Thaçi, Ernad Fejzullahu dhe Rufi Osmani me një veturë që dukej në gjendje të rëndë teknike dhe që patëm frikë për sigurinë e tyre gjatë kthimit në Tetovë, i kemi dorëzuar Menduh Thaçit në dorë një shumë të madhe parash. Kontributi i Veleshtarëve nuk ka ndaluar kurrë për këtë parti, vetëm pas 7 muajsh nga kjo ditë kur dorëzuam paratë e din mirë Menduh Thaçi se një person i dhuroi në Tetovë një kollare, këpucë dhe këmishë dhe atje pa se telefonat e tyre ishin të bllokuar për arsye të mos pagesës. Ai i ka paguar të gjitha faturat e telefonave dhe ua dha atyre përsëri në dispozicion. Veleshta e ka bër me brirë atë Menduh Thaçin, prandaj unë sot i them se Veleshta të ngre por Veleshta edhe të rrëzon. PDSH-ja është parti e shqipëtarëve që me mish dhe me shpirt e ndërtuan dhe e ngritën atë si parti kombëtare e gjithë shqipëtarëve prandaj sot askush nuk mund ta bëje të veten sepse ne jemi gjallë dhe kemi pas veprat e së shkuarës dhe qëllimet e së ardhmes. Menduh Thaçi pas gjithë asaj që ka bërë nuk është më i mirseardhur në Strugë për të bërë politikë, ai është harxhuar më plotësisht dhe këtë e ka kuptuar edhe vetë ai“, tha Din Istrefi për portalin Drini.mk

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Mos u merr mèsysh ore se Veleshta nuk ka vota as per nje deputet. Deputet mblidhen ne Tetove e Gostivar. Ti shoq paske problem me trurin pasi pèrmend gjèrat para 20vjeteve. Ik ore.

  2. Tetoves i ka ardhur ne maje me kta politikan antikomtar prandaj ri urte deri kur ju pergatit varimin ketyre qe perfitojn nga tetova gostivari si ali qe bani luften aty edhe menduhi qe i mban peng per interesa veta.Ka ardhur koha ma shifet te ikni P.N te dy palet.

  3. Arben taj ije nje askush te deklarojsh te emèr te te gjithève. Njèlloj si ki far Dini. Ju perfaqèsoni vwtèm vehten.

  4. …ku ishte prezent tashmë i ndjeri Arbën Xhaferi, Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani. Më pas mbajtëm kuvendin në Strugë , kishte edhe përfaqësues të shquar nga Shqipëria ishte i nderuari z.Shaban Memija dhe z.Jemin Gjana.-thot Din Iatrefi. E vërtetë iështë se aty ishin prezent” përfaqësues “nga Shqipëria – bashkëpunëtprë të UDB-es jugosllave dhe me udbashët nga Maqedonia kishin për detyrë ta shkatrojnë PPD-ën gjegjësishtë ta përçajnë popullin shqiptarë ta shuajnë Lëvizjen popullore shqiptare e quajtur PPD.

Back to top button