Mentor Tahiri: Faji qëndron te liderët e shqiptarëve në Maqedoni

Pas konfrontimit fizik mes deputetëve shqiptarë të dy taborreve, për Portalb komenton publicisti i njohur kosovar, Mentor Tahiri. Ai mes tjerash thekson se kjo vjen si pasojë, se liderët e vërtetë (Ahmeti dhe Thaçi: shënim i redaksisë), janë strukur dhe barikaduar në qetësinë e tyre individuale.

“Skandali dëshmon qe “elitat” politike ndër shqiptare janë të improvizuara dhe të pakompletuara. S’do mend, argumenti i forcës zë vend vetëm aty ku argumenti i arsyes nuk ka më vend. Stresi i akumuluar shpërfaq dekadencën e disa dhjetëvjeçarëve të fundit në të cilën janë katandisur shqiptarët në përgjithësi.

Kush e ka fajin ? Sigurisht jo këta deputetë. Faji kryesor qëndron tek ata që vërtetë do të duhej të ishin elitë, e po këta, janë strukur dhe barikaduar në qetësinë e tyre individuale.” – Shkruan publicisti, Mentor Tahiri, eksklizivisht për Portalb.

Pak kohë më parë, Mentori ka shkruar një shkrim me titull “Federalizmi dhe regjionalizmi si shpresë për shqiptarët jashtë Shqipërisë dhe Kosovës”, duke potencuar se vetëm një Maqedoni Federale me shqiptarët si popull konstituiv, do ishte zgjidhja e vetme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button