Menduh Thaçi në Strugë, zgjedh strukturat e reja të RDSH-së

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi do të vizitojë Strugën, nesër njoftojnë nga dega e kësaj partie në Strugë, ku theksojnë se arsyeja i vizitës së Thaçit është mbajtja e Kuvendit Zgjedhor të Rinisë Demokratike Shqiptare (RDSH) në këtë qytet. Ky
aktivitet është planifikuar të mbahet në ambientet e Hotel Drim, ndërsa pritet të fillojë rreth orës 17, njofton Drini.mk. Kryetari i RDSH-së në Strugë deri më tani ka qenë Gojart Kaba, por duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në PDSH-së dhe pozicionimin e këtij të fundit përkrah iniciativës së Ziadin Selës, nga kjo parti kanë vendosur që të ristrukturojnë udhëheqësinë e rinisë së saj në Strugë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. M.TH. mundohet kot qe te terheq vemendjen e opinionit. STRUGA nuk eshte me te dhe per te. Ai sa me pare duhet ta kuptoj se nuk e duan me shqiptaret (madje shumica e tyre kane urejtje ndaj tij) sikurse edhe shume pseudoperfaqesues te popullit !

Back to top button