Momentet e vështira të Berlinit

Në samitin e Berlinit do flitet për të ardhmen, por nuk duhet të pritet që të zgjidhen problemet e vështira, si ajo e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Maqedoninë në këtë samit do e përfaqësojë, kryeministri, Nikola Gruevski, ministry i punëve të jashtme, Nikola Popovski dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski.
Sipas ministrisë së jashtme, samiti ka dy aspekte të veçanta, politike dhe ekonomike.

“Për vendin tonë ky samit ka rëndësi të veçantë. Njëri është politik, se Gjermania interesohet për Ballkanin perëndimor dhe se në të ardhmen të gjithë do jemi pjesë e familjes evropiane. E dyta, ajo ekonomike”

Akoma nuk dihet nëse për kancelaren gjermane, Angela Merkel, zgjidhja e kontekstit të emrit, të jetë në vazhdën e bisedimeve intensive.
“Nuk besoj se atje do zgjidhet ç’ështja e emrit, ose ndonjë problem tjetër i madhësive të saj. Por sëpaku atje do mundësohet njohja e agjendës evropiane për disa vjet ose sëpaku për muajt e ardhshëm.” – tha mes tjerash, Bojan Mariçic, nga qendra për zhvillim evropian.
Sipas ekspertëve pjesët më problematike të rajonit janë Maqedonia dhe Bosnja Hercegovina.

“Pjesë e agendës është edhe zhvillimi më i madh ekonomik dhe rritjes së bashkëpunimit mes vendeve kufitare” – përfundon Mariçic.

Mes vendeve që do jenë të pranishëm në samit, janë edhe Sllovenia me Kroacinë, si pjesë e 100 vjetorit të luftës së parë botërore. Në samit mes tjerash do bisedohet edhe për teknologjinë, infrastrukturën dhe se e gjithë rajoni do integrohet në BE, por koha e saj, varet nga vetë reformat që do kryejnë këta vende./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button