Lidhja Bullgare e Ali Ahmetit

Eroll Rizaov, kolumnë “Subrata si i dërguari i perëndisë”, Utrinski Vesnik
Sot pritet që të arrijë në vendin tonë biblik i dërguari i perëndisë, shpëtimtarit tonë, dhëndëri Subrata Roj. Prej botës së “bardhë” do të na aterojë edhe lideri ynë Nikolla Gruevski për të mirëpritur dhëndrin, miliarderin Indian.

Tatjana Popovska, editoriali-“Komunitet jofunksional”, Utrinski Vesnik
Performanca e fundit e Ali Ahmetit, kryetarit të partisë udhëheqëse shqiptare në Bullgari, kur e deklaroi propozimin për emrin nga ndërmjetësi Nimetz, vetëm se u konfirmua ajo që në publik po ndjehet kohë më të gjatë – Qeveria funksionon pa koordinim.

Gjorgji Misajllovski, kolumnë-“Diplomacia kardiovaskulare”, Utrinski Vesnik
A ka dëgjuar presidenti Ivanov ndonjë politikan të thonë se zemra e tij rreh me takt shtatë-tetave për prosperitetin e Maqedonisë ose për integrimin në NATO dhe BE?

Katerina Neshkova, komenti-“Gjithçka është e njejtë në LSDM”, Dnevik
Deklarata e fundit e Zaev që në Komisionin e Lustrimit ka spiun, jo vetëm se duket qesharake por dhe interesante. Por, kur me dita nuk merren dokumente për një akuzë të tillë të rëndë, nuk mbet asgjë tjetër por të mendohet se LSDM-ja bën hajgare.

Pande Kolemishevski, kolumnë-“Pavle (Pali), emri dhe kompromisi”, Dnevnik
Në ligjërimin popullor ende përdoret fjala e urtë – nga Sauli (Savle) u bë Pali (Pavle)-për dikë i cili nga një rival të madh u bë një mbështetës edhe më i madhe i ndonjë pune.

Xhejson Miko, kolumnë-“Pas aventurës së vogel e dashurova Maqedoninë”, Dnevnik
Si  me deshirë të Perëndisë, projekti im u përputh me ditën tragjike të 25 Shkurtit 2004, kur presidenti Trajkovski dhe tetë kolegë të tij humbën jetën në një aksident ajror në Bosnje dhe Hercegovinë.

Vesna Damçevska, komenti-“Vlera e vërtetë në vend të shëndritjes Oskari”, Nova Makedonija
Kriteret bazë sipas të cilave artistët duhet të shpërblehen duhet të rishikohen dhe të përputhen me kushtet e përgjithshme në vend.

Viktoria Kafexhiska, kolumnë-“Ku shkon Maqedonia?”, Nova Makedonija
Maqedonia duhet të dalë nga procesi i saj aktual politiko-ditor të debatimit dhe përmes dialogut të hapur me të gjitha palët krijuese shoqërore t’i parashtrojë pyetje vehtes dhe të kërkon përgjigje se në çfarë drejtim dhe si do të ec Maqedonia të paktën në 20 vitet e ardhshme.

 E enjte, 3 korrik 2013, numër 78 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button