U shënua 10 vjetori i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit

Zëvendës Kryeministrit për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi,  me rastin e dhjetë vjetorit të miratimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit , thotë se Maqedonia ka zbatuar një pjesë të marrëveshjes, si rezultat i së cilës sot dallon në reforma, kapacitet demokratik, ekonomik dhe marrëdhëniet ndëretnike.
“Sot mund të konstatojmë se Maqedonia pati sukses dhe ka dëshmuar suksesin më të madh nga të gjithë. Pavarësisht spektrit politik dhe përfaqësisë etnike qëndronim bashkë pas këtij qëllimi të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Dhe kështu bashkë mund t`i përballojmë të gjitha sfida, në ndërtimin e raporteve më të mira ndëretnike, reformave të mëtutjeshëm në BE dhe marrëdhëniet ndër fqinjësore”, tha Fatmir Besimi, zv. Kryeministër për Çështje Evropiane.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Popovski tha se rruga drejtë zgjerimit të Bashkimit Evropian është sukses.

“Rruga deri tek yjet është ë vështirë. Çdo sukses drejtë zgjerimit të Bashkimit Evropian është sukses edhe për Maqedoninë edhe për fqinjët edhe për Bashkimit Evropian”, u shpreh Nikolla Popovski, Ministër i Punëve të Jashtme.

Ndërkaq, nga ana tejtër ambasadori amerikan Poll Vollers, tha se  integrimi i plotë i vendit do të sjellë prosperitet dhe stabilitet si për vendin ashtu edhe për regjionin.

“Qëllimi ynë është që të mbështesim Maqedoninë drejtë NATO-s. Besojmë se integrimi i plotë i vendit do të sjellë prosperitet dhe stabilitet si për vendin ashtu edhe për regjionin. SHBA-të kanë qenë dhe mbeten mbështetësit më të mëdhenj  për integrim në BE dhe NATO”, deklaroi Poll Vollers, Ambasador i SHBA-së.

Ndryshe, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është nënshkruar më 09 prill të vitit 2001, në Luksemburg dhe ka hyrë në fuqi më 01 Prill të vitit 2004, pas pëlqimit nga Parlamenti Evropian. Qëllimi i kësaj marrëveshje mbetet integriteti i vendit të strukturat e Bashkimit Evropian, zhvillimi ekonomik, sundimi i së drejtës, reformat administrative dhe strukturore si dhe bashkëpunimi rajonal. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button