PPD: Deputetët shqiptar harruan detyrat, merren me “kik-boks”

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) ka reaguar lidhur me ngjarjet që ndodhën në Parlamentin e Maqedonisë ku deputetët e zgjedhur nga populli i harrojnë detyrat dhe obligimet e tyre të marra nga elektorati dhe merren me praktikimin e “kik -boksit”!

“Kjo sjellje e deputetëve shqiptarë qartazi tregon se kur demagogjia politike dhe mashtrimi i elektoratit bëhen platformë politike dhe nga ana tjetër mungojnë ofertat reale politike sjelljet e këtilla të deputetëve do të jenë përditshmëri e jona.

PPD fton deputetët shqiptarë që të bëjnë përpjekje vetanake që ofendimet reciproke dhe sharjet e përditshme ti zëvendësojnë me fjalorin e mbrojtjes së të drejtave ekonomike, sociale,kulturore dhe politike të shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë në përgjithësi për të cilën gjë e kanë marrë edhe mandatin e popullit”, thuhet në komunikatën e PPD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button