Berisha mirënjohje për xhudisten: Majlinda bëri krenar kombin shqiptar

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehu sot mirënjohje për xhudisten Majlinda Kelmendi e cila ka fituar dje medaljen e arte ne kampionatin boteror qe po zhvillohet ne Rusi.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se me suksesin e arritur në Rusi “mbreteresha” shqiptare e xhudos beri krenar kombin dhe çdo shqiptar.

“Te dashur miq, Majlinda Kelmendi ka treguar dje edhe nje here se eshte xhudistja me e mire ne bote ne rangun e saj. Pas fitores ne Brazil nje vit me pare ajo dje ka fituar perseri medaljen e arte ne kampionatin boteror qe po zhvillohet ne Rusi duke u shpallur keshtu serish kampione bote dhe ngritur aty flamurin e Kosoves.

Miq, le ti shprehim ne Majlindes, Mbretereshes shqiptare te xhudos ne bote, nje urim te perzemert dhe mirenjohje te thelle per suksesin e jashtezakonshem me te cilin ka bere krenar kombin dhe çdo shqiptar! Urime! Perqafime Majlinda! sb” shkruan Berisha.

Lajme të ngjashme

Back to top button