Kosova me pako për investitorë!

Konferenca e Berlinit që do të organizohet këto ditë do t’u shërbejë vendeve të rajonit që t’i prezantojnë projektet e tyre në mënyrë qe t’i bindin gjermanët, për të investuar në këto vende. Nisur nga kjo, pala kosovare ka vendosur të jetë e përgatitur. Kështu, të paktën ka deklaruar ministri i Financave Besim Beqaj.

Ai ka thënë se kjo konferencë është një moment i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës sepse, sipas tij, Kosova do të përfaqësojë projeksionet e veta ekonomike. “Konferenca është më karakter ballkanik, ku të gjitha vendet e rajonit do të paraqesin propozimet e tyre për investime. Ne si delegacion i Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri do të prezantojmë gjendjen ekonomike, mandej politikat makro-ekonomike dhe bazën ligjore për tërheqje të investimeve.

Konferenca do të fokusohet në energji dhe transport, në infrastrukturë dhe në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku ne gjithashtu do të prezantojmë edhe bazën ligjore dhe potencialet tona për investime”, ka thënë Beqaj. Potencialet për investime, sipas Beqajt, janë në energjetikë, në infrastrukturë, telekomunikacion, mandej në zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në turizëm. Kosova, sipas tij, do të jetë atraktive për investime./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button