iPhone 6 “konfirmohet” nga China Telecom

Me sa duket, pamjet e para “zyrtare” të iPhone 6 kanë rrjedhur nga partneri i kompanisë Apple, operatori mobil kinez China Telecom.
Operatori më i madh mobil kinez e ka shpërndarë fotografinë e iPhone 6 në rrjetin social Weibo, ndërsa e ka konfirmuar edhe lansimin e gjeneratës së re të telefonit të Apple, për të cilin ka thënë se do të bëhet shumë shpejtë.

Në postimin e saj në rrjetin social kinez, China Telecom pohoi se iPhone i ardhshëm do të ofrojë radio të cilat mund të përdoren nga të gjitha rrjetet mobile, dhe do të jetë pa kufizime të përdorimit si telefon nga ndonjë rrjet tjetër në Kinë.

Më parë gjatë këtij muaji, në internet janë shfaqur imazhet e para të gjoja iPhone 6 të paketuar tërësisht, dhe nga pamjet e para u zbulua telefoni i ri i Apple, i cili me sa duket do të sjell skaje të lakuara dhe trup më të hollë sesa versioni aktual i iPhone 5s.

iPhone 6 gjithashtu pritet të vijë me një USB kabllo të kthyeshme, ndërsa është thënë se modeli i ri i iPhone do të sjell edhe versionin me 128GB hapësirë të ruajtjes së të dhënave dhe përmbajtjes së përdoruesit.

Ngjarja ekskluzive për prezantimin e iPhone 6 thuhet se do të zhvillohet më 9 shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button