Mbledhje të pesë komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, për sistem
politik, për politikë të jashtme, për çështje evropiane dhe komisioni ligjdhënës juridik.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike janë propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërmarrjet publike, të Ligjit për automjete dhe të Ligjit për shoqatat tregtare, të gjithë në lexim të parë, si dhe Raporti vjetor për punën e Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2013.

Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do ta shqyrtojnë Raportin vjetor për punën e Këshillit shtetëror për preventivë të delikuencës së fëmijëve dhe pë gjendjet në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe delikuencës së fëmijëve në vitin 2013.

Komisioni për politikë të jashtme, ndërkaq do të diskutojë rreth propozim ligjeve për ratifikim. Protokolli i cili ka të bëjë me definimin e termit “prodhime me prejardhje” dhe metoda të bashkëpunimit administrativ drejt Marrëveshjes për ndryshim dhe inkuadrim drejt Marrëveshjes qendrore-evropiane për tregti të lirë, të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për këmbim dhe mbrojtje të ndërsjelltë të informatave të klasifikuara dhe të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë për evitimin e tatimimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet e të ardhurave.

Para anëtarëve të Komisionit, fjalim llogaridhënës do të ketë ambasadori Petar Jovanovski për ushtrimin e detyrës ambasador i Republikës së Maqedonisë në Shtetin e Izraelit.

Komisioni ligjdhënës-juridik do të mbajë tre mbledhje. Në të parën do ta shqyrtojë Propozimin për ndryshim dhe plotësim zë Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014 dhe Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar – II lexim. Në mbledhjen e dytë Komisioni do ta shqyrtojë Tekstin Projektit të amandamenteve të Kushtetuitës së Republikës së Maqedonisë, përderisa në rend dite të mbledhjes së trtë, mes tjerash, janë Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për sportin, Propozim-ligji për shpalljen e Qerdhes së vjetër të qytetit të Kratovës për trashëgimi kulturore të rëndësisë së veçantë, propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për revizion…

Anëtarët e Komisionit për çështje evropiane do t’i shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim zë Ligjit për revizion dhe Propozim-ligjin për preventivë, parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, që të dy në lexim të parë. (MIA)

Lajme të ngjashme

Back to top button