Thaçi: PDSH nuk ka interes të bëhet pjesë e Qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi tha sot pas takimit me ambasadorin amerikan Paul Wholers se partia e tij nuk është e interesuar për momentin të bëhet pjesë e Qeverisë si dhe është kundër zgjedhjeve të parakohshme.

Ai komentoi raportet e përkeqësuara të BDI-së dhe VMRO-së.

 “Është një film i vjetër që vazhdon prej vitit 2008 kinse ata nuk duhen, vetëm duan të tregojnë para shqiptarëve se nuk pajtohen me politikën e VMRO-së dhe të arsyetohen para bashkësisë ndërkombëtare, se tani është fundi dhe është e qartë se BDI pikë për pike e mban përgjegjësinë e kësaj politike antiperëndimore dhe antishqiptare të VMRO-së sepse ata janë në pushtet gati bashkërisht qe 5 vjet. Nuk jep efekt kjo. I vetmi efekt mund të jetë parapërgatitja e tyre për zgjedhjet e parakohshme”, tha lideri i PDSH-së.

Ai theksoi se zgjidhja e kontestit të emrit nuk varet nga Ali Ahmeti ndërsa ky i fundit vetëm luan një rol të një kapiteni që qëndron në një anije e cila fundoset, gjithë pasagjerët I ka në panik dhe u thotë se vjen ndihma.

“Nuk ka ndihmë. Anija, qeveria e Maqedonisë fundoset dhe bashkë me të fundoset edhe BDI-ja edhe Ahmeti’ tha Thaçi pas takimit me ambasadorin amerikan Paul Wholers. 

Lajme të ngjashme

Back to top button