Ulen qiratë e banesave në Shkup gati 50%

Banesë luksoze në Aerodrom për300 euro. Jepet me qira shtëpi luksoze në Kisela Vodë prej 4000 metra katror për 1.000 euro. Banesë dydhomëshe për 150 euro në Novo Lisiçe.

Këto janë vetëm një pjesë shpallje që ofrojnë shpalljet në ueb- faqet e specializuara. As fillimi i vitit të ri akademik shkollor nuk ka sjellë lëvizje të reja në bursën e dhënies me qira të banesave. Në Agjencitë për patundshmëri thonë se numri i banesave të zbrazëta ka sjellë oferta më të shumta, dhe kjo në mënyrë direkte ndikon në zvogëlimin e qirave.

Sipas tyre, oferta për banesa me qira është rritur për 50%, ndërsa qiratë janë zvogëluar për 40. Sipas Entit për statistikë, vitin e kaluar në vend janë ndërtuar 6.528 banesa me sipërfaqe të përgjithshme prej 557.103 metra katror, numër që është më i lartë në krahasim me vitet tjera nga periudha 2009-2013.

Vetëm për krahasim me vitin 2012, numri i banesave të reja është rritur për 1,5 %. Qiratë përgjysmohen Në Agjencitë për patundshmëri thonë se qiratë janë zvogëluar në mënyrë drastike. Oferta për banesa me qira është rritur për 50 % periudhën e fundit, ndërsa qiratë janë zvogëluar për 40. Është e saktë se ka banesa që janë të shpallura kohë më të gjatë.

“Presim lëvizje këtë muaj për shkak të fillimit të vitit të ri shkollor, por ndoshta nxënësit dhe studentët anashkalojnë agjencitë që të zvogëlojnë shpenzimet. Por edhe në qoftë se është ashtu, megjithatë ka shumë banesa dhe është fakt se qiratë janë zvogëluar shumë”, thonë për “Dnevnik” nga Agjencia për patundshmëri “Bastion”.

Nga Agjencioni “Belladona reks” theksojnë se tek ata kërkohen vetëm banesa që jepen me qira prej 150 deri më 200 euro. “Ka rënë kërkesa për me qira, por edhe për blerje. Kërkohen banesa me vlerë prej 45.000 deri më 50.000 euro për blerje ose dhënie me qira deri më 10.000 denarë. Atyre që ju nevojitet banesë kërkojnë që të jetë i rregulluar, të ketë gjithçka që ju nevojitet dhe të jetë i lirë. Qiratë kanë rënë nëpër gjithë qytetin, nuk ka ndonjë komunë që kërkohet më shumë ose më pak. Por kjo
pritej sepse në mënyrë masovike po ndërtohet”, thonë nga “Belladona reks”.

Lajme të ngjashme

Back to top button