Teuta emërohet ambasadore e Maqedonisë në Gjenevë

Teuta Agai Demjaha do të jetë Ambasadore e Maqedonisë në Gjenevë.

Burime të “Lajmit” nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ )bëjnë të ditur se Demjaha do të emërohet ambasadore në Gjenevë, edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar.

Ndërkaq, ish deputeti Hajrulla Misini nuk është lejuar që të emërohet Ambasador në Gjenevë, pasi ai ka qenë Komandant në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Mos dërgimi i komandant Shpatit ambasador në Gjenevë shkaktoi reagime edhe brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) edhe jashtë BDI-së. Këto reagime vijë për shkak se po anashkalohet komplet krahu ushtarak i BDI-së.

Edhe bashkëshorti i Teutës, Agon Demjaha ka qenë ambasador i Maqedonisë në Stokholm./Lajm

Lajme të ngjashme

Back to top button