BeH dhe Serbia të përfshirë nga moti i keq (FOTO)

Në motin e keq që mbrëmë e ka goditur Serbinë perëndimore është dëmtuar një pjesë e hekurudhës Beograd – Nish në afërsi të Ralës.

Moti i keq ka sjellur sasi të mëdhe të dheut dhe të degëve në hekurudhë.

nevreme-2-500

Moti i keq me breshër e ka përfshirë edhe një pjesë të Qarkut Kolubar, me ç’rast ka shkaktuar dëm të madh të objekteve, automjeteve dhe të mbjellave.

nevreme-3-500

Edhe Bosnjë e Hercegovina dje u përfshi nga stuhia me breshër: Nga moti i keq janë goditur komuna Graçanicë në Kantonin e Tuzllës, Doboj, Zvornik dhe Bijelina.

nevreme-4-500

Në Graçanicë ka rënë breshër me madhësinë e një veze, ndërsa në rajonin e Dobojit breshëri ka qenë me madhësi të një arre./ Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button