Braçe: Fullani po fsheh informacionet për vjedhjen e Bankës

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, refuzon t’i japë informacione Komisionit parlamentar të Ekonomisë për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari. Kjo e dhënë u bë e ditur nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë deputeti socialist Erion Braçe përmes një postimi në faqen e tij personale në rrjetin social “Facebook”. Deputeti socialist sqaron se të hënën e javës që shkoi, më 18 gusht, ai i ka kërkuar me shkrim guvernatorit të informojë në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve, por dhe për nepotizmin, klientelizmin, rritjen e shpenzimeve për personelin dhe rritjen e shpenzimeve të përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, kontratat e përfolura të investimeve por guvernatori nuk është përgjigjur. Më tej deputeti socialist sqaron se informacioni është pjesë e një dosje të plotë që po përgatitet për çdo deputet para se të nisin seancat dëgjimore publike me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe guvernatorin Ardian Fullani, në Komisionin e Ekonomisë. Për këtë guvernatorit, Ardian Fullani i ishte dhënë një javë kohë dhe afati zyrtar mbaronte të premten. Dhe sipas deputetit Braçe, guvernatori Fullani ka refuzuar të dorëzojë këtë informacion. “Informacioni është pjesë e një dosjeje të plotë që   po përgatitet për çdo deputet para se të nisin seancat dëgjimore publike me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe Guvernatorin vetë në Komisionin e Ekonomisë”, sqaron Braçe. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë shprehet i vendosur se nuk do të ndalet në mbikëqyrjen e BSH dhe në nxjerrjen e përgjegjësive administrative të Këshillit Mbikëqyrës dhe të Bankës së Shqipërisë.

“Komisioni i Ekonomisë në Kuvend e ka për detyrë kushtetuese mbikëqyrjen e Bankës së Shqipërisë dhe do ta bëjë këtë detyrë, pavarësisht pengesave institucionale të guvernatorit. Po kërkojmë atë që Këshilli e guvernatori nuk duan ta marrin përsipër për një mori shkeljesh serioze në funksionimin e Bankës së Shqipërisë: Përgjegjësi administrative”, u shpreh Braçe, në faqen e tij zyrtare në rrjetin social në Facebook. Sipas kreut të Komisionit të Ekonomisë, kjo gjë është e qartë për guvernatorin   dhe Këshillin Mbikëqyrës, inspektorin. Më tej ai vijon deputeti i Partise Socialiste vijon në qëndrimin e tij në Facebook: “Vjedhja në Bankë nuk mbyllet pse do guvernatori apo Këshilli i tij. Vjedhja si çështje do të mbyllet bashkë me përgjegjësit dhe ndryshimet ligjore që çlirojnë Bankën nga politika, interesat, korrupsioni, nepotizmi, duke e rikthyer të fortë e të pavarur, transparente, të kontrollueshme e funksionale”, shkruan Braçe. Çfarë kërkoi Kuvendi nga Fullani 1- Organigramën e Bankës së Shqipërisë 2- Një listë të plotë të punonjësve të Bankës së Shqipërisë të shoqëruar me funksionet përkatëse të gjithsecilit. 3- Raportet e grupeve të punës të ngritura me detyra specifike pas rastit të fundit të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. 4- Raportet e auditit të brendshëm nga vitet 2010- 2014. 5- Kontratat e investimeve të Bankës së Shqipërisë për vitet, 2010- 2014. Drejtues kryesorë të Bankës së Shqipërisë pritet të merren në pyetje për skandalin e zhdukjes së 6 milionë dollarëve. Deputeti socialist Erjon Braçe, është nga zërat e pakët të politikës që ka kërkuar në mënyrë të herë që kreu i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani të mbajë përgjegjësi mbi skandalin e Institucionit që ai drejton që prej vitit 2004, kur u zgjodh për herë të parë si guvernator.

Në Bankë u vodhën 713 milion lekë apo më shumë?  

Ditët e fundit është përfolur mjaft fakti nëse në Bankë u vodhën 713 milion lekë apo më shumë. Ardian Bitraj i vodhi i vetëm apo me bashkëpunëtorë! Krahas hetimit për personat që dyshohet se kanë marrë pjesë organi i hetimit ka dyshime se shuma e parave të vjedhura nga Departamenti i Thesarit është më shumë se 713 milion lekë të reja, shumë kjo e nxjerrë nga auditi i vetë Bankës Qëndrore. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se do kërkohet rinumërimi i parave, nga ekspertë të caktuar nga vetë organi i akuzës, për të përcaktuar saktë shumën e parave që mungon në Departamentin e Emisionit. Një hetim i imtësishëm do të kryhet edhe për mënyrën sesi këto kartëmonedha që do të shkatërroheshin janë rikthyer përsëri në treg dhe nuk kanë rënë në sy të bankave të nivelit të dytë. Skandali i ndodhur në Bankën e Shqipërisë, ku për katër vite me radhë u zhdukën më shumë se 6 milion dollarë pritet të ketë zhvillimi interesante sa i përket hetimit nga Prokuroria e Tiranës. Shuma tmerrësisht e madhe e dalë pa rënë në sy nga reparti i parave stok, apo reparti X siç njihet ndryshe, ka bërë që grupi hetimor të shikojë pak më lart seç mendohej. Ka dyshime të arsyeshme se përveç Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, dijeni për aktivitetin kriminal të tyre të kenë patur dhe të tjerë persona.

Sipas hetuesve me ve primet e tyre drejtuesit e bankës kanë shkelur ligjin. Kështu Auditi i Brendshëm në repartin e parave stok, nuk kishte mbërritur prej katër vitesh dhe kjo është një shkelje mjaft e rëndë e protokollit të brendshm ë të institucionit më të rëndësishmë financiar në vend. Ndërsa ka dyshime që për katër vite vjedhja që bënte Ardian Bitraj,të ketë pasur dijeninë e hierarkisë drejtuese të bankës. Një hetim i imtësishëm do të kryhet edhe për mënyrën sesi këto kartëmonedha që do të shkatërroheshin janë rikthyer përsëri në treg dhe nuk kanë rënë në sy të bankave të nivelit të dytë. Ky është një hetim i cili do të zhvillohet paralelisht më atë të personave të përfshirë në këtë aferë. Pritet që ditët në vijim të sjellin zhvillime interesantë sa i përket hetimit të kësaj çështjeje,e cila ka marrë vëmendjen e opinionit publik.

Të akuzuarit

Petrit Ramohitaj Liljana Tusha Lavdim Cani Myzejen Belba Ardian Bitraj Mimoza Bruzia Bashkim Xhilaga Lavdim Cani Dorian Çollaku Klevis Bejtaj. / Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button