Votohet ligji me të cilin do të shtrenjtohen cigaret

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot në kuadër të mbledhjes së 67-të, me 60 vota “për”, me porcedurë të shpejtë, e miratoi Ligjin për ndryshimin e Ligjit për duhan dhe prodhime të duhanit.

Qëllimi i ndryshimeve, siç arsyetoi zëvendësministri për bujqësi, pylltari dhe ekonomizim me ujërat, Zoran Konjanovski, është, para së gjithash, harmonizimi i kornizës ligjore me ndryshimin e Ligjit për akciza.

Këtë e paralajmëroi, kohë më parë dhe ministri i financave Zoran Stavreski, i cili tha se do të bëhet harmonizimi i kornizës ligjore për akcizat me rekomandimet evropiane. Harmonizimi do të shkaktojë shtrenjtimi të cigareve dhe pijeve alkoolike që do të bëhet në mënyrë graduale.

Nga zbatimi i zgjidhjeve të reja ligjore pritet të përmirësohet dhe të rritet pagesa e kompensimeve nga personat juridikë që importojnë dhe prodhojnë produkte të duhanit.

Hiqet edhe kompensimi për produktet e duhanit, gjegjësisht bashkohet me akcizën për produktet e duhanit.

Ligji parasheh që për financimin e aktiviteteve në prodhimtarinë primare të duhanit dhe për promovimin e eksportit, mjetet të sigurohen nga buxheti i Republikës së Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button