T-Mobile, One dhe Vip me 4G

Tre operatorët celularë do të marrin leje për shfrytëzim të radio frekuencave nga gjenerata e katërt e shërbimeve komunikuese celulare.

Pas pagesës së kompensimit të njëfishtë në vlerë prej 10.300.000 euro, operatorët do të marrin leje për shfrytëzim të radio frekuencave me të cilat do të mund të sigurojnë shërbime nga gjenerata e katërt e telefonisë celulare.

Kompanitë u zgjodhën në ankandin e sotëm publik në Agjencinë për komunikime elektronike për ndarje të tre lejeve për shfrytëzim të radio frekuencave nga shtrirja radio frekuentuese 790-862 MHz dhe 1710-1880 MHz.

Me ndarjen e frekuencave nga 4G, Agjencia për komunikime elektronike pret shpejtësi më të mëdha të internetit celula me shtrirje më të gjerë, çmime më të ultë, inovacion më i madh, investime të reja dhe mbulim më i madh.

“Në një treg konkurrent si ky Agjencia pret që për një kohë të shpejtë shërbimet nga gjenerata e katërt e shërbimeve komunikuese celulare të jenë qasës dhe të volitshme për të gjithë shfrytëzuesit në Republikën e Maqedonisë.

Rrjetet e shpejta të shtrirjes së gjerë u bënë infrastrukturë kombëtare me rëndësi vitale, ngjashëm si rrjetet transportuese, energjetike dhe të furnizimit të ujit, por me potencial edhe më të madh për ndikim mbi zhvillimin  social dhe ekonomik. Agjencia pret që me infrastrukturat e reja, zhvillim të shërbimeve të reja telekomunikuese, zhvillim të vendimeve dhe prodhimeve të reja informuese, punësime të reja, investime të reja dhe të ardhura të rritura. Rrjetet e reja do të krijojnë volitshmëri plotësuese për zhvillim ekonomik të gjitha degëve nga ekonomia e Maqedonisë, me çrast do të rritet edhe konkurrenca e kompanive nga Maqedonia në tregun ndërkombëtar”, thonë nga AKE./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button