Gëzim Kelmendi, krerëve të UÇK-së: Krejt çka keni marrë e rrëmbyer pa djersë, keni me vjellë

Deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, në profilin e tij në Facebook ka bërë një postim, përkitazi me deklarimin e pasurisë nga ana e ish udhëheqësve të UÇK-së.

“Kur shoh deklarimin e pasurisë të disa deputetëve, liderë partive dhe udhëheqës të UÇK-së, shoh se si pa fije turpi gënjejnë popullin dhe shtetin e Kosovës… A mendoni se populli nuk e din se kush jeni dhe çka keni… Dijeni se krejt çka keni marrë pa djersë dhe rrëmbyer, keni me vjellë…”, ka shkruar ai.

T’ju përkujtojmë se Partia e Drejtësisë në zgjedhjet e fundit hyri në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, pjesëtarë të së cilës janë shumë udhëheqës të UÇK-së. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button