Pushimoret e fëmijëve nuk janë komplekse turistike

Pushimoret e fëmijëve nuk duhet të shiten dhe askush nuk duhet të përfitojë para nga ato. Ato duhet të mbeten shtetërore dhe të mund të shfrytëzohen kryesisht në dobi të fëmijëve dhe nxënësve.

Kështu shprehen ekspertë sociolog të cilët nuk e përshëndetin vendimin e qeverisë që pushimoret e fëmijëve ti shndërrojë në komplekse turistike.

“Është e nevojshme të hapen qendra për trajnimin e nxënësve më të talentuar, ka edhe shumë aktivitetet që lidhen me arsimin siç është mësimi në natyrë dhe aktivitete të ngjashme”, deklaroi ish ministri i arsimit Nenad Novkovski.

Ai vlerëson se këto objekte duhet të mbeten në duart e shtetit dhe sigurojnë ndihmën e nevojshme me qëllim që këto objekte të jenë në pajtueshmëri me ato në shumë vende evropiane.

Sipas sociologut Ilija Acevski pushimoret e fëmijëve nuk duhet të jenë burim i përfitimit.

“Pushimoret e fëmijëve nuk janë për të fituar para. Ky hap tregon që qeveria nuk mundte ti menaxhojë ose shkon në atë logjikë që gjithçka që mundet të shitet, duhet të shitet”, deklaroi Acevski.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button