Tetovë, Jehona Xheladini në vend të Shpresa Likës drejtoreshë në shkollën e mjekësisë

Jehona Xheladini do të jetë drejtoreshë në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë në vend të drejtoreshës së deritanishme Shpresa Lika e cila dha dorëheqje.

Burime të Tv Kohës kanë bërë të ditur se ish drejtoresha ka parashtruar dorëheqje disa ditë më parë, ndërsa më 19 gusht edhe zyrtarisht ka parashtruar dorëheqje me shkrim deri tek kryetarja e komunës Teuta Arifi. 

Mësohet se kryetarja do të emërojë në këtë vend profesoreshën e Biologjisë në këtë shkollë Jehona Xheladini. 

Dorëheqjen e Shpresa Likës e konfirmoi edhe udhëheqësi i sektorit për veprimtari publikie Ahmed Qazimi i cili tha se ajo për arsye të karrierës së saj në sferën akademike ka dhënë dorëheqëse.

Qazimi nuk precizoi se kush do të emërohet drejtoreshë në këtë shkollë vetëm se tha gjatë këtyre ditëve duhet që të emërohet një drejtoreshë. 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mirdita une jam nje ish nxenese e shkolles se mesme te mjeksis ne prishtine. kam qen ne shkoll qe nga viti 1991 deri dhjetor 1994 . Por per fat te keq ne ate kohe me vdiqen te dy prinderit dhe une e nderpreva shkollen ne vitin e katert sapo kisha mbaruar gjysemvjetorin e pare te vitit te katert. Ngaqe une kisha nje vella 15 vjeq dhe motren 10 vjeqe mua mu desh te kujdesesha per ta. Me pa mudesi per ta vazhduar shkollen. Pastaj emigruam ne gjermani te vellau me i madh .Sot jam 38 vjeqe dhe kam deshir te diplomohem . Ketu ne prishtine nuk kisha asnje mundesi .Por morra vetem deftesat e vitit te pare , te dyte dhe vitit te tret. Drejtori i shkolles se mjeksis me tha se mund ta vazhdoj vetem ne shkollen e mesme te mjeksis ne Tetov . Jam shume e intersuar te diplomohem dhe kam shume nevoj ngaqe edhe une kam dy femijet e mi jetim dhe kam nevoj per pune . Ju lutem nese kam ndonje mundesi te arris qellimet e mia per ta perfunduar vitin e katert me njoftoni .
    Pres pergjigjen e juaj me padurim .
    ju faleminderit.

Back to top button