Analistët: Çështja e Maqedonisë me Greqinë vështirë se zgjidhet

Analistët amerikanë, Edvard Xhozef dhe Daniel Server, vlerësojnë se kontesti i emrit në mes Shkupit dhe Athinës, është shumë i vështirë për t’u zgjidhur. 

Vlerësimet e tyre, analistët i bëjnë në një intervistë për Zërin e Amerikës, ku theksojnë se zgjidhja e këtij kontesti, nuk mundet madje as të parashikohet. 

“Problemi është i ndërlikuar, ashtu siç është përherë me Athinën, prandaj nuk është asnjëherë moment i qëlluar për zgjidhje. Ose Qeveria në Athinë është e fortë, ose vendi është në prag zgjedhjesh dhe nuk duhet nënshtruar presionit, ose, sikundër është tani, ndodhet në krizë. Ka gjithmonë një justifikim, një shkak. Për fat të keq, kjo e lë Maqedoninë pa rrugën e saj përveç nëse nuk gjen një mënyrë me ndërmjetësin për një zgjidhje”, ka deklaruar Xhozef. 

Analisti tjetër, Daniel Server, sugjeron anëtarësimin e vendit në NATO me referencën IRJM, dhe integrimin në BE, vetëm pasi të zgjidhet emri. 

“Do të doja të bindja për këtë gjë qeverinë time e cila mendoj se do ta bënte këtë, por çështja është se ajo duhet bërë më shumë se kaq – duhet t’i bindë grekët ta bëjnë këtë që them. Do të doja ta shihja Maqedoninë pjesë të NATO-s, madje edhe me çështjen e pazgjidhur të emrit, dhe të anëtarësohet në BE kur të jetë zgjidhur ajo”, vlerëson analisti Server.

Lajme të ngjashme

Back to top button