Sa është pasuria e kryeministrit Hashim Thaçi?

Deri më 28 mars të këtij viti pasuria e kryeministrit Thaçi është zvogëluar vetëm për 400 euro krahasuar me atë të deklaruar një vit më parë.

Shifrat e plotësuara në formularin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, kryeministrit të Kosovës nuk i kanë ndryshuar sa i përket pasurisë së paluajtshme, të cilat kapin shumën e 637 mijë eurove.

Kreu i PDK-së, si pasuri të paluajtshme ka deklaruar shitjen e shtëpisë në Arbëri, në vlerë prej 157 mijë euro, ndërtimin e shtëpisë së re në hapësirë prej 700 metrash katror, në vlerë prej 220 mijë eurosh. Ai thotë se për të ndërtuar këtë shtëpi ka marrë kredi 100 mijë euro.

Po ashtu, Thaçi si pasuri e ka futur edhe tokën prej 7 hektarësh si trashëgimi nga familja, me vlerë prej 180 mijë eurosh, si dhe shtëpinë në fshat, 250 metra katrorë, me vlerë 80 mijë euro.

Por ndryshime nga viti i kaluar, kryeministri ka te paratë e gatshme, ku sivjet shifrat i tregojnë 400 euro më pak. Në vitin e kaluar kryeministri kishte 2,430 euro para të gatshme, kurse këtë vit ka deklaruar t’i ketë 2,035 euro, ndërsa bashkëshortes së tij i janë shtuar paratë për 1,800 euro.

Kreu i Qeverisë vozit VW Passat në vlerë prej 13 mijë eurosh, të blerë nga kursimet në vitin 2010, ndërsa në banka ai i ka të deponuara mbi 35 mijë euro.

Paga vjetore e Thaçit është 17,318 euro, ndërsa e bashkëshortes së tij 18 mijë euro./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button